Pep Guardiola e ka nisur aventurën e re të Ligës Premier me fitore.
Manchester City para shikuesve të vetë në stadiumin “Ettihad Stadium” triumfoi kundër Sunderlandit me rezultat 2-1, në saje të një autogoli në minutat e fundit të takimit
Manchester Cityt ka kaluar në epërsi në minutën e katërt të takimit dhe u mendua që Citizens do ta kenë lehtë kundër skuadrës së trajnerit të ri, David Moyes.
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero shënoi gol në minutën e katërt përmes penaltisë dhe kështu, përfundoi pjesa e parë e takimit
Kur pritej goli i dytë i Citizens, Sunderland ka barazuar rezultatin.
Në fakt, me tu futur në ndeshje mesfushori shqiptar Adnan Januzaj, skuadra e Sunderlandit shtoi presionin kundër Citizens.
Kjo edhe solli golin e barazimit, ku Jermanine Defoe shënoi në minutën e 71-të takimit.
Por, tre minuta para përfundimit të ndeshjes, Paddy McNair shënoi autogol me kokë dhe kështu i dha fitoren e parë Citizens në kampionatin e ri të Ligës Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8EKsN2x-b-Q
https://www.youtube.com/watch?v=VD9V5WDE66k
https://www.youtube.com/watch?v=hK5HfFhN7K4