Site icon Telegrafi

Guardiola: Atmosfera te Atletico, më e mira

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, thotë se stadiumi i Atletico Madridit ka atmosferën më të mirë.

Guardiola ka vënë theksin në duelet që do të zhvillohen mes skuadrave.

“Nëse Atletico luan mirë, ata gjithmonë fitojnë. Nëse janë në formën më të mirë, është e vështirë ndaj tyre”.

“Ne duhet të fokusohemi në dy ndeshjet. Në Vicente Calderon, është atmosfera më e mirë në Evropë”.

“Tifozët e Atleticos përkrahin ekipin për 90 minuta. Gjermanët kurrë nuk kanë luajtur ndaj Atleticos. Do të jetë eksperiencë e mrekullueshme për ta”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version