Site icon Telegrafi

Guardado i Meksikës tallet me Neymarin pas eliminimit

Mesfushori i Meksikës, Andres Guardado, është tallur me Neymarin pas eliminimit të tij nga Kampionati Botëror.

Brazili mposhti Meksikën me rezultat 2-0 duke eliminuar kombëtaren meksikane pas një ndeshje plot tension.

Kjo nxiti Neymarin që të tallet dhe të ngacmojë kundërshtarët duke thënë se: “Ata flasin shumë, e tash po shkojnë në shtëpi”.

Por, Selecao po ashtu tash ka marrë udhën për në shtëpi pas një performance të shkëlqyer nga Belgjika.

Dhe këtë rast mezi e ka pritur Guardado. Mesfushori meksikan i Betisit ju drejtua rrjeteve social për ta tallur Neymarin.

“Dhe, tash kush po shkon në shtëpi?”, ka shkruar ai në InstaStory.

Neymar realizoi vetëm një nga nëntë goditjet e Brazilit ndaj Belgjikës teksa ekipi latino amerikan u eliminua nga Botërori, Rusia 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version