Site icon Telegrafi

Grusht shteti ushtarak në Mianmar, vdes në paraburgim një zyrtar i partisë së Aung San Suu Kyi

Një zyrtar nga partia e Aung San Suu Kyi ka vdekur në paraburgim në Mianmar, pasi u arrestua nga forcat e sigurisë në qytetin më të madh në vend, Yangon.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dielën trupi i U Khin Maung Latt iu kthye familjes së tij, të cilëve iu është thënë se ai kishte vdekur pasi i kishte rënë të fikët.

Fotografitë të shikuara nga mediet treguan një leckë të njollosur me gjak rreth kokës së 58-vjeçarit.

Varrimi i U Khin Maung Latt u bë të dielën

Aktivistët thonë se ai u rrah derisa u ndalua nga policia si dhe ushtarët, ndërkohë iu nënshtrua një procesi të ashpër të marrjes në pyetje.

Ndërkohë, protestat vazhdojnë kundër grusht shtetit ushtarak në Mianmar, pavarësisht shtypjes së përgjakshme.

Exit mobile version