Telegrafi

Grusht shteti prek edhe futbollin turk

Federata e Futbollit të Turqisë (FFT) përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë dhënë dorëheqje disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni.

E gjithë kjo si pasojë e bashkëpunimit me organizatën e puçistëve, të njohur si FETO (Fetullah Teror Orgutu), transmeton Teegrafi.

Deri më tani kanë dhënë dorëheqje, sipas FFT-së, “Këshilli Profesional, Etik, Gjyqtarëve, Shëndetësisë, Dopingut, Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, Bordi për licensinin e klubeve, Perfaqësuesi i klubeve si dhe shumë nënpunës”.

Kujtojmë se pas dështimit të grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi, deri më tani janë larguar mijëra zyrtarë të shtetit. /Telegrafi/