Si në edicionet e kaluara edhe në këtë të Ligës së Kombeve do të kemi përballje interesante.
Përveç fokusit tonë tek Kosova dhe Shqipëria, natyrisht se është edhe tek ndeshjet e mëdha.
Gara e tretë për nga rëndësia e UEFA-s për përfaqësueset ka sjell emocione të forta në këto pak vite të themelimit.
Andaj kështu duket se do të jetë edhe në këtë sezon, pasi “grupi i vdekjes” e siguron këtë gjë.
Në këtë grup të Ligës A, gjendet përfaqësuese si, Italia, Belgjika, Franca dhe Izraeli, e që padyshim se këtë gjë e bënë edhe më të papritur për tifozët starti i garës.
Duket mbajtur sytë tek ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë, do të shikoni edhe vëmendjen tek Liga A, përkatësisht Grupi A2. /Telegrafi/