Gjatë mbrëmjes së djeshme në ambientet e Pallatit të Kulturës ‘Asim Vokshi’, grupi muzikor ‘Rilindja’ ka bërë promovimin e albumit të tyre të parë të titulluar ‘Përmes heshtjes’.
Albumi ‘Përtej heshtjes’ përmban 11 këngë, që janë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e bërë edhe më të veçantë promovimin e këtij albumi.
Sipas pjestarëve të grupit ‘Rilindja’ promovimi i këtij albumi është një emocion i veçantë për ta, pasiqë ata punën për këtë album kishte kohë që e kishin filluar, dhe tashmë janë të kënaqur që ky projekt është paraqitur edhe para publikut të gjerë.
Ata po ashtu u shprehën që prania e publikut i ka kaluar pritshmëritë e tyre, dhe u shprehën të kënaqur që ky projekt është pritur kaq mirë.
Ndër të tjera u bë e ditur që këngët e këtij albumi shumë shpejtë do të publikohen në You Tube, Spotify, dhe në shumë rrjete të tjera sociale. /Telegrafi/