Grupi muzikor ‘Riliindja’ nga Gjakova, i përbërë nga tre të rinj gjakovarë, që ruajnë muzikën e vjetër qytetare, nesër do të bëjnë promovimin e albumit të tyre të parë të titulluar ‘Përtej heshtjes’.
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Gjakovës, Adea Roka – Pylla, përgëzoi anëtarët e këtij grupi për punën dhe vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, duke shprehur po ashtu gatishmërinë e drejtorisë që ajo drejton, për t’i mbështetur edhe organizimet e tjera që bëhen nga ky grup muzikor, që vazhdimisht po e pasuron jetën kulturore të qytetit të Gjakovës.
Theksojmë që promovimi i albumit të parë të grupit muzikor ‘Rilindja’ bëhet në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/