Telegrafi

Grupi G: Leicester e nisë si kampion aventurën në LK (Video)

Leicester City ka mposhtur Club Bruggen me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e parë të aventurës historike në Ligën e Kampionëve.

Leicester shpejt e zhbllokoi rezultatin kur Albrighton shënoi për 1-0 pas pesë minutash lojë.

Në minutën e 29-të ishte Mahrez ai që dyfishoi për të lënë vulën.

Fitoren e gdhendi me tri pikë mbi me golin e tretë pikërisht Mahrez, tash nga penaltia, shkruan Telegrafi.

Me këtë rezultat edhe përfundoi kjo ndeshje.

Porto në anën tjetër nuk arriti më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Copenhagen.

Pas ndeshjeve të para në Grupin G është Leicester që kryeson. /Telegrafi/