Telegrafi

Grumbullohen lojtarët e Kosovës U-19

(Foto: ffk-kosova.com)

Përzgjedhësi i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, ka grumbulluar sot (e hënë) ekipin e tij. Në Kampin Nacional në Hajvali, aty ku tashmë në kushte shumë të mira zhvillohen stërvitjet e ekipeve tona, morën pjesë rreth 30 futbollistë të kësaj grupmoshe.

Qëllimi i këtij grumbullimi është njohja e cilësive dhe formës së futbollistëve të ardhur nga jashtë e po ashtu komponimi i tyre me pjesën tjetër të ekipit me lojtarët vendorë.

Ky grumbullim treditorë vjen në prag të ndeshjeve miqësore që Kosova U-19 do t’i zhvillojë me Kombëtaren e Shqipërisë U-19 më 26 dhe 28 mars. Në këtë grumbullim Kosova U-19 do t’i luajë edhe dy ndeshje miqësore.

Krasniqi nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e futbollistëve në këtë grumbullim, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre kanë munguar për arsye objektive, teksa shprehur edhe shqetësimin e ndërrimit të gjeneratës, e cila çdo herë sjellë vështirësitë e saj.

Gjithsesi pritjet e Krasniqit janë pozitive duke ditur se ka futbollistë të talentuar në ekipin e tij.