Ky është momenti tronditës kur një grua shtatzëne iraniane shtyhet përtokë pasi po kërcente dhe nuk kishte vendosur hixhabin.
Videoja tregon gruan shtatzënë duke kërcyer para ca njerëzve në një tubim përpara se një grua tjetër e veshur me hixhab ta shtynte atë duke e rrëzuar përtokë – duke bërë që ajo të bie mbi një fëmijë që po qëndronte ulur.
Por në ato momente gruaja shtatzënë i kundërpërgjigjet dhe e godet sulmuesen në fytyrë përpara një turme njerëzish, transmeton Telegrafi.
Gruaja e zemëruar e veshur me hixhap më pas e godet atë në mënyrë të përsëritur, duke nxitur brohoritje nga shikuesit.
Siç raportohet, gruaja shtatzënë pasi u godit tre herë, bërtet: Pse po më rrihni?
Sulmuesja iu përgjigj: Largohu nga këtu, vish hixhabin. Duhet ta respektosh hixhabin”.
Viktima përballet me gruan dhe i thotë: “E di çfarë? Unë jam shtatzënë dhe për fat të keq nuk mund të mbrohem tani’.
Sulmuesja më pas bërtet: ‘Vesh hixhabin’ para turmës.
Nuk dihet saktësisht se kur dhe ku në Iran u kapën pamjet, por u ndanë në Twitter nga Masih Alinejad – një aktiviste iraniane për të drejtat e grave që jeton aktualisht në SHBA, e cila e përshkroi sulmin si “tronditës, të hidhur dhe të dhimbshëm”. /Telegrafi/