Site icon Telegrafi

Gruaja nga Singapori lind fëmijën me antitrupa kundër COVID-19

Një grua nga Singapori, e cila ishte e infektuar me coronavirus gjatë muajit mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa kundër virusit – kjo mund të ofrojë një të dhënë të re nëse infeksioni mund të transferohet nga nëna tek fëmija.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, foshnja lindi këtë muaj pa COVID-19 por me antitrupa virusesh.

“Mjeku im dyshon se gjatë periudhës së shtatzënisë, unë i kam transferuar tek foshnja antitrupat e mi”, tha Celine Ng-Chan.

Bazuar në raportimet lokale, Ng-Chen kishte qenë lehtësisht e sëmurë nga sëmundja derisa u lëshua nga spitali pas dy javë e gjysmë.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë me COVID-19, mund ta kalojë virusin tek foshnja. /Telegrafi/

Exit mobile version