Site icon Telegrafi

Gruaja në Indi e lidhi me litar vajzën e saj pesëvjeçare dhe e vendoi në çati pasi nuk i kishte bërë detyrat e shtëpisë

Një nënë në Indi është dënuar pasi dyshohet se ka kryer një ndëshkim brutal ndaj vajzës së saj pesëvjeçare pasi nuk bëri detyrat e shtëpisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nxënësja e klasës së parë, u lidh mizorisht me një litar dhe u la në çatinë e shtëpisë së tyre në vapën përvëluese në zonën Khajuri Khas të Delhi.

Në një video të xhiruar nga një fqinj, e cila u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, vajza e vogël mund të shihet duke u përpëlitur, me duart e lidhura derisa dielli i nxehtë bie mbi të.

Një hetues policie tha se ngjarja ka ndodhur më 2 qershor, derisa nëna e vajzës ka rrëfyer se ajo kishte kryer me të vërtet ndëshkimin.

Babai i vajzës pretendoi se ai nuk ishte i përfshirë në këtë veprim dhe e mësoi vetëm kur babai i tij i telefonoi për t’i treguar se çfarë kishte bërë gruaja e tij, ndërsa ai ishte duke e riparuar biçikletën.

“Mora një telefonatë nga babai im se gruaja ime i kishte dhënë këtë denim të rëndë vajzës tonë, dhe se unë duhet të kthehesha në shtëpi”, tha ai.

“Kur erdha në shtëpi, babai më tha se erdhi në shtëpi dhe pa vajzën të lidhur në tarracë dhe e liroi”.

“Gruaja ime u zemërua dhe e ndëshkoi. Kur më tha babai, atë ditë e qortova shumë gruan time, por të nesërmen më dërgoi videon një i afërm nga fshati ynë dhe e qortova sërish gruan time”. /Telegrafi/

Exit mobile version