Site icon Telegrafi

Gruaja ma mbyll penisin me dry! Ja si duket jeta ime nën drynin e virgjërisë

Lexoni tregimin e tij – transmeton Telegrafi:

– Për shkak të natyrës së punëve, bashkëshortja ime shpesh shkon në udhëtime zyrtare. Pasi që është shumë paranojake, ajo mendon që unë, sapo të jem larg syve të saj, e tradhtoj me këdo që ec në dy këmbë. Unë bashkëshorten time e dua shumë dhe përpiqen që të jem bashkëshort i mirë i saj dhe baba i mirë i fëmijëve tanë. Mirëpo, nuk e di si t’ia dal me të. E kuptoj që disa njerëz janë të frustruar për shkak të tradhtisë, mirëpo kjo megjithatë është e tepërt.

– Nuk besoj në terapinë bashkëshortore, por jam i sigurt që sikur t’i propozoja diç të tillë, ajo do të tmerrohej dhe do të më akuzojë që po kërkoj të divorcohem. Nuk mund të përballem me këtë gjë të tmerrshme! Jo që më është e pakëndshme që ta bart këtë gjë, por që vazhdimisht më gërvisht. Poshtërimin më të keq e përjetoj për shkak se më duhet patjetër të urinoj ulur në guaskë.

– Jam i vetëdijshëm që nuk do të marr ndonjë këshillë, por do ta kem më lehtë nëse e nxjerr nga vetja këtë vuajtje dhe me dikë e ndaj tregimin.

Jam tmerrësisht depresiv. Ndihem fajtor që nuk jam ndër ata meshkuj që i bien me grusht tavolinës dhe t’i them mjaft më. Dua të përmend faktin që asnjëherë nuk e kam tradhtuar. Jo, as që jam ndonjë i varur nga pornografia. Jo, asnjëri nuk jemi sado-mazohistë.

Çfarë mendimi keni ju për këtë? A është ajo grua e krisur apo fjala është për diçka tjetër? /Telegrafi/
 

Exit mobile version