Këmbëngulja e autoriteteve në Indi për të vaksinuar qytetarët më të vjetër sa më shpejt të jetë e mundur, dërgoi në zbulimin e ndoshta gruas më të vjetër në botë.
Sipas mediave në Indi, mjekët, duke vizituar qytetarët më të vjetër për t’u dhënë atyre një dozë të vaksinës, hasën në Rehta Begum.
Begum pretendon të jetë 124-vjeçare, e cila është shtatë vjet më e vjetër se japonezja, Kane Tanaka, e cila aktualisht njihet si gruaja më e vjetër në botë, raporton metro.
Nëse Begum është me të vërtetë 124 vjeç, kjo do të nënkuptojë se ajo është dy vjet më e madhe se Jean Calment, një franceze e cila ndërroi jetë në moshën 122 vjeçare në vitin 1997 dhe e cila njihet zyrtarisht si gruaja më e moshuar.
Gjyshja indiane u tregoi banorëve të zonës një kartelë lindje, e cila thotë se ajo është 124 vjeç. Mjekët konfirmuan se Begum u dha vaksina të Mërkurën në rrethet Yamu dhe Kashmir. /Telegrafi/