Site icon Telegrafi

Gruaja e Schumacherit thyen heshtjen: Michael është në duar të mira

Në prag të 50-vjetorit të lindjes së Michael Schumacher, gruaja e tij ka lëshuar një deklaratë të rrallë për legjendën e Formula 1.

Corinna Schumacher tha se familja po bën “gjithçka në mënyrë njerëzore të mundshme” për ta ndihmuar Michaelin, por pa dhënë detaje të hollësishme për shëndetin e kampionit të shtatëfishtë të Formula 1.

Gjatë viteve, detaje të pakta janë dhënë rreth shëndetit të Michael Schumacher, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kohë pesë vite më parë, derisa po skijonte në Meribel të Francës.

Në mesazhin e lëshuar në Facebook, Corinna shtoi “Ju lutemi, na kuptoni sepse ne po ndjekim atë që dëshironte Michael, dhe ne një temë të tillë të ndjeshme si shëndeti, e mbajmë në privatësi. Ne jemi shumë të lumtur që nesër [enjte] do të festojmë ditëlindjen e 50-të të Michael-it bashkë me ju dhe do t’ju falënderojmë nga thellësia e zemrës sonë që po e bëjmë këtë festë së bashku “.

Ajo i siguroi përkrahësit e Schum-it se ai është në “duar të mira”.

Lexo po ashtu Progres në gjendjen shëndetësore të Schumacher, ai nuk është më i lidhur në aparaturat mjekësore

Revistat gjermane dhe zvicerane kanë vlerësuar se familja po shpenzon më shumë se 50 mijë dollarë në javë për kujdesin ndaj Michael Schumacher.

Muajin e kaluar ishte raportuar për një progres në shëndetin e ish-pilotit të makinave të shpejta, por nuk ka pasur ndonjë konfirmim apo mohim nga ana e familjes./Telegrafi/

Exit mobile version