Autobusi Fillimi i Ri, pas Gjilanit u ndal në Drenas dhe në Skënderaj. Takimet i udhëhoqi nënkryetarja e PDK-së, Flora Brovina, ndërsa e pranishme ishte edhe Sala Berisha-Shala, kandidate për deputete nga Drenasi.
“Drenasi ka dëshmuar ashtu si edhe Drenica, angazhimin e gruas shqiptare jo vetëm në familje, arsim e shëndetësi, në biznes, ekonomi familjare por edhe kontribuoi për lirinë dhe çlirimin e vendit”, theksoi humanistja Flora Brovina.
Fillimi i Ri, rikonfirmon avansimin e gruas dhe fuqizimin e saj ne çdo nivel të vendimmarrjes, theksoi Dr. Brovina, duke e bërë pjesë të historisë së re të zhvillimit të vendit. Gruaja duhet të dalë në votime, ta thotë fjalën e vet me votë, duke votuar PDK-në, numrin 1, Kadri Veselin dhe gratë e PDK-së, duke i dhënë jetë Fillimit të Ri më 11 Qershor.
Ndërsa në Skënderaj, në takimin e Gruas Demokratike u theksua se fitorja e Partisë Demokratike në krejt Kosovën është e pandalshme.
Në Skënderajin e krenarisë, sakrificës e përkushtimit atdhetar, bastioni i Partisë Demokratike të Kosovës do të rikonfirmohet si çdo herë, unik ashtu siç Drenica ishte unike për liri, theksoi Dr. Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së dhe kandidate për deputete.
Më shumë se Drenicës, askujt nuk i duhet fuqizimi i gruas dhe avansimit të saj në të gjitha nivelet, në vendimmarjen qendrore e lokale, në biznes dhe ekonomi familjare, në sport dhe kulturë, në çdo fushë, theksoi Dr. Brovina.
“Këtë e siguron Fillimi i Ri dhe lideri ynë, Kadri Veseli. Votoni e mos e leni asnjë votë në shtëpi”, theksoi humanistja Brovina dhe ftoi gratë ta votojnë PDK-në dhe liderin Kadri Veseli.