Telegrafi

Gruaja 75-vjecare pret internetin e dy shteteve

 
75-vjecarja gjeorgjane ka prerë me lopatë fibrat optike gjatë gërmimit dhe më pas ka marrë një sasi të konsiderueshme të këtij materiali. Si pasojë e kësaj ngjarje të pazakontë 90% e territorit të Armenisë dhe Gjeorgjisë, që furnizohej me internet përmes këtij rrjeti, mbeti pa shërbim për disa orë.
 
Teknikët zëvendësuan sërisht fibrat optike, ndërsa e moshuara u ndalua pranë banesës së saj në Tbilis. 75-vjecarja rrezikon të dënohet me 3 vjet burg me akuzën e dëmtimit të pronës private. /Telegrafi/