Një qytetar është ankuar për një gropë në rrugën Busavatë-Kamenicë.
Ai këtë ankesë e ka adresuar përmes platformës ndreqe.com, derisa dëmtimin në rrugë e ka cilësuar si “gropë e rrezikshme”.
“Rruga Busavatë-Kamenicë, gropë e rrezikshme”, ka shkruar ai.
Përvec kësaj, ai ka bashkangjitur edhe foto, në të cilën shihet dëmtimi i madh në rrugë.
Platforma ndreqe.com vazhdon të shërbejë si një nga adresat kryesore ku qytetarët mund të shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me dëmtimet në hapësirat mjedisore. /Telegrafi/