Site icon Telegrafi

Gropat në rrugë të ndryshme të Gjakovës, shqetësim që po raportohet vazhdimisht nga banorët e kësaj komune

Gropat e hapura në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës, janë ndër raportimet më të shpeshta që bëhen nga qytetarët e kësaj komune në platformën Ndreqe.com.

Së fundmi një problem i tillë është raportuar në disa zona të ndryshme të qytetit të Gjakovës.

Një gropë e hapur si pasojë e dëmtimit të kubëzave të vendosura në Çarshinë e Madhe, është paraqitur si shqetësim nga qytetarët që e frekuentojnë këtë pjesë të qytetit, problem ky që shihet si pengesë që vështirëson lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë.

Një shqetësim i njejtë, por në një zonë tjetër, është raportuar si problematikë për banorët që jetojnë në hapësirën afër rrugës ‘Aleksandër Moisiu’ , rrugë kjo e cila lidhet me rrugën ‘Skënderbeu’, zonë në të cilën gjindet edhe stacioni i Policisë së Kosovës.

Një gropë e mbushur me mbeturina, e cila gjindet nëm mes të rrugës, në afërsi të qarkores së rrugës ‘Bujar Roka’, është raportimi i radhës i bërë nga qytetarët e Komunës së Gjakovës, të cilët këtë gropë e shohin si të rrezikshme, për shkak se lokacioni në të cilin gjindet gropa, është një lokacion i cili në baza ditore frekuendohet nga shumë makina.

Pak më tutje, në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ e cila lidhet me qarkoren jugore të qytetit, raportohet për një pusetë tjetër e cila është e hapur, duke qenë shqetësim për ata të cilët këtë rrugë e frekuentojnë rregullisht.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/

Exit mobile version