Telegrafi

Gropa në rrugën “Luigj Palaj” shqetësim për ata që lëvizin në këtë rrugë

Platforma Ndreqe.com vazhdon të jetë një adresë ku qytetarët e ndryshëm paraqesin ankesat e tyre rreth problemeve qe hasin i në infrastrukturë si dhe në ambientet ku ata jetojnë.

Së fundmi në këtë platformë ëshë raportuar një problem infrastrukturor në rrugën “Luigj Palaj”, ku në këtë rrugë shihet një gropë e cila paraqet vështirësi për qytetarët dhe makinat që lëvizin vazhdimisht në këtë rrugë.

Telegrafi ditë më parë kishtë kontaktuar edhe me Zyrën për Informin në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet rregullimi i këtyre problematikave në infrastrukrurë që vazhdimisht raportohen nga qytetarët, dhe në përgjigjjen e tyre ishte thënë se : ”Të gjitha prishjet do të rregullohen sipas planit dinamik në kuadër të kodit buxhetor “Sanimi i Rrugëve”.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/