Site icon Telegrafi

Gropa dhe dëmtime serioze në rrugën Dajkoc-Kolloleq, qytetari nga Kamenica kërkon zgjidhje

Një qytetar nga Kamenica ka raportuar për dëmtime serioze në rrugën mes fshatrave Dajkoc dhe Kolloleq, në Komunën e Kamenicës.

Përmes platformës ndreqe.com, ai ka paraqitur ankesën e tij, duke publikuar edhe pamje që pasqyrojnë gjendjen e rënduar të rrugës.

“Gropa në rrugë dhe rrugë shumë e dëmtuar: Dajkoc-Kolloleq, Komuna e Kamenicës,” ka shkruar qytetari.

Platforma ndreqe.com vazhdon të jetë një adresë e rëndësishme ku qytetarët mund të raportojnë shqetësimet e tyre për çështjet që prekin mjedisin dhe infrastrukturën përreth tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version