Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi, ka thënë se skuadrës ku ai luan i ka munguar vetëm goli në përballje me Astanan.
Ballkani mori një pikë të vlefshme në udhëtim pas barazimit 0-0, ku personalisht Gripshi pati disa raste të mira shënimi.
“E vërtetë që kemi bërë ndeshje nga më të mirat jashtë fushës tonë. Sot mungoi vetëm goli. Kemi dominuar në shtëpi të Astanas, e kemi mbajtur topin. Megjithatë, na mungoi fati për të marrë trepikësh”.
“Pata rast të mirë por futbolli është kështu, nuk shënova dot por ishte edhe meritë e portierit. Pata hapësirë, gjuajta, duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne. Sot treguam se jemi ekip më i mirë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm loja e mirë. Duhej konkretizuar rastet”.
“Kur kemi parë flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ndjenjë e mirë, pasi kishin bërë gjithë atë rrugë për të na përkrahur. Ata na kanë motivuar edhe më shumë. Fitorja do i kishte gëzuar edhe më shumë pasi nuk janë ndalur duke na motivuar”, ka thënë fillimisht Gripshi për “ArtMotion”. /Telegrafi/