Site icon Telegrafi

Gripi sezonal në Lipjan mobilizon ekipet mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Një pjesë e tyre mjaftë e madhe po kërkojnë ndihmë për shkak të gripit sezonal i cili po paraqet temperaturë të lartë, kokë-dhembje,  kollë, ethe, rrjedhje të hundëve, dhimbje të trupit, vjellje e shpeshherë edhe dhembje të gjoksit.

Izer Sinani, Specialist i Mjekësisë Familjare, njëherësh koordinator në QKMF, të Lipjanit ka thënë për telegrafin se gjatë dhjetë ditëve të fundit po paraqiten raste sporadike dhe po shënohet rritje e vazhdueshme kur qytetarët kërkojnë ndihmë mjekësore me gjendje gripoze.

‘Është rritur numri i pacientëve prej 30 deri 40 për qind nga gjendja gripoze. Pacientët po ankohen në temperaturë të lartë, kokë-dhembje , ethe ,kollë , rrjedhje hundesh, të vjellura, nganjëherë dhembje gjoksi dhe gjithë trupit. Në Këto gjendje gripoze mjekët përshkruajnë terapi simptomatike vitamin C dhe Paracetamol por te gjendjet me komplikime dhe humbje të lëngjeve  përshkruajnë tretje fiziologjike me vitamina por nëse komlikohet me pneumoni edhe antibiotike. E gjithë stafi jemi të mobilizuar dhe po i ofrojmë shërbime të gjithë pacientëve’’, ka thënë Sinani.

Sipas tij, gjendja gripoze ka përfshirë edhe grup-moshat më të reja dhe te fëmijët e vegjël duke mos i kursyer edhe moshat e shtyra të pleqve. /Telegrafi/

Exit mobile version