Telegrafi

Grezda vazhdon me gola te Osijeku (Video)

Eros Grezda është rikthyer te goli me skuadrën e tij në Kroaci.

Osijeku ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së fundit të renditjes, Rudesit, ndërsa të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Mioc zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa mesfushori gjakovar dyfishoi shifrat në të 72-të dhe Bockaj shënoi golin e tretë në të 85-ën.

Osijeku renditen në vendin e dytë në kampionatin kroat, me 35 pikë, 12 më pak se Dinamo e Zagrebit që kryeson dhe vijon e qetë rrugën drejt titullit. /SS/