Gresa Zhitia nesër takohet me karateisten serbe në turneun “KARATE1 SERIES A – SALZBURG 2018”
Karateistja Gresa Zhitia nga Klubi i Karatesë “Besa” nga Lluzhani i Podujevës do ta përfaqësojë Kosovën në turneun ndërkombëtar të karatesë “KARATE1 SERIES A – SALZBURG 2018”.
Në garën që mbahet në Salzburg të Austrisë, kampionia kosovare garon në kategorinë -55 kg dhe të shtunën do të ndeshet në xhiron e parë me përfaqësuesen e Serbisë, Dragana Stojkoviq.
Trajneri i karateistes Zhitia, Sahit Qerimi, i tha Telegrafit se pret një duel të vështirë të Gresës me garuesen serbe, por beson në formën e mirë të garueses kosovare dhe shpreson se do ta fitojë duelin e parë.
“Pres një duel të vështirë të Gresës përball serbes, por besoj se do të fitojë duelin e parë pas formës së mirë të garueses sonë”, ka thënë Qerimi. /Telegrafi/