Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tri ditë zie kombëtare, pas përplasjes së dy trenave ku si pasojë humbën jetën 36 persona dhe mbi 66 tjerë u lënduan.
Ai njoftoi opinionin se vendi do të mbajë tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit hekurudhor, transmeton Telegrafi.
Të gjitha takimet zyrtare apo ndonjë festë e planifikuar janë anuluar, kurse flamuri shtetëror është ulur në gjysmë shtizë.
Si i tillë do të qëndrojë deri të premten, kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit.
Ekipet e shpëtimit kanë ngritur në ajër edhe dronët për të kërkuar të zhdukurit, ndërsa familjarët e pasagjerëve që ishin në tren, po presin me padurim ndonjë lajm për më të dashurit e tyre. /Telegrafi/