Site icon Telegrafi

Greqia ngre gardh në kufirin me Turqinë shkaku i migrantëve afganë

Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km (25 milje) në kufirin e saj me Turqinë mes shqetësimit për një rritje të emigrantëve nga Afganistani.

“Ne nuk mund të presim, në mënyrë pasive, për ndikimin e mundshëm”, u tha qytetarëve, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë, Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros.

“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”, shtoi ai, raporton bbc.

Komentet erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane të marrin përgjegjësinë për emigrantët afganë.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se rritja e numrit të njerëzve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.

“Një valë e re migracioni është e pashmangshme nëse masat e nevojshme nuk merren në Afganistan dhe në Iran”, tha Erdogan.

Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht nëpër vend.

Lexo po ashtu Erdogan kërcënon Evropën për migrantët afganë: Turqia nuk është "depo e refugjatëve"

Nga ata që mbërritën në Greqi gjatë krizës së emigrantëve, shumë udhëtuan më tej në veri në të gjithë Evropën, por rreth 60 mijë kanë mbetur në vend.

Vitin e kaluar, Athina bllokoi përkohësisht kërkesat e reja për azil pasi Erdogan tha se Turqia kishte “hapur dyert” për emigrantët për të udhëtuar në Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version