Telegrafi

Greqia ‘në luftë’ me zjarret, thotë kryeministri Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të hënën se vendi i tij po lufton kundër zjarreve, duke paralajmëruar se do të vijnë ditë më të vështira.

Greqia ka “tre ditë më të vështira” përpara saj për shkak të temperaturave në rritje, tha ai në Parlament, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi në luftë kundër zjarreve”, tha Mitsotakis, duke vënë në dukje se 32,000 evakuime paraprake u kryen gjatë fundjavës në pikat e nxehta turistike, Rodos dhe Korfuz.

Ai pohoi se Rodosi do të mbetet “flamuri i turizmit” i Greqisë, duke shtuar se vetëm 10% e vizitorëve në ishull ishin goditur nga flakët.

Lexo po ashtu Korfuzi, tjetër ishull që lëshon urdhër për evakuim - teksa Greqia po përballet me zjarre pyjore

Paralajmërim i tij vjen në ditën kur Korfuzi është kthyer në ishullin e fundit grek që ka lëshuar urdhër për evakuim, teksa Greqia po përballet me zjarre pyjore.

Urdhri në këtë ishull erdhi pasi rreth 19.000 persona janë evakuuar nga ishulli tjetër grek Rodos, që është përfshirë, po ashtu, nga zjarret.

Shumë persona janë detyruar të ikin nga hotelet, pasi zjarret kanë vazhduar të përhapen nga qendra e ishullit grek.

Greqia ka regjistruar ditëve të fundit temperaturë mbi 40 gradë Celsius dhe për pasojë në disa zona janë përhapur zjarret. /Telegrafi/