Telegrafi

Greqia kërkon ndihmën e BE-së për të parandaluar një eksod të afganëve

Ilustrim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ndihmojë shtetet fqinje të Afganistanit për të ndaluar një fluks të ri emigrantësh në Evropë.

Mitsotakis tha se “Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të mbështesë vendet pranë Afganistanit, në mënyrë që të sigurohemi që ne nuk do të kemi rrjedha shtesë në Evropë”.

Mitsotakis i tha zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola se Greqia ka arritur të ndalojë migrimin masiv në të kaluarën dhe do ta bëjë këtë “me të njëjtën politikë” këtë herë, raporton bbc.

Lexo po ashtu Erdogan kërcënon Evropën për migrantët afganë: Turqia nuk është "depo e refugjatëve"

Zëdhënësi i qeverisë, Yannis Oikonomou tha se Greqia nuk do të “merrte parasysh çdo përshkallëzim të mundshëm të çështjes së emigracionit dhe refugjatëve”.

Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km në kufirin e saj me Turqinë mes shqetësimit për një rritje të emigrantëve nga Afganistani.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte paralajmëruar shtetet evropiane se vendi i tij nuk do të bëhet strehe e refugjatëve. /Telegrafi/