Site icon Telegrafi

Greqia goditet nga një tërmet prej 6.9 shkallë të Rihterit

Sipas EMSC, një tërmet me fuqi shkatërruese pre 6.9 shkallë të Rihterit, ka goditur pak momente më parë Greqinë.

Epiqendra e tërmetit që goditi Greqinë, ishte rreth 24 kilometra larg qytetit Larisa, transmeton Telegrafi.

E dridhjet e tokës janë ndier edhe në Shqipëri. Në anën tjetër, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, viktima apo dëmet materiale.

Mediat greke raportojnë se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version