Mesfushori francez, Clement Grenier është prezantuar te Roma.
Ai ka stërvitur që një javë me verdh e kuqtë dhe shprehet shumë i lumtur me aventurën e re.
Francezi iu bashkua gjigantit italian nga Lyon si huazim me të drejtë blerje.
“Jam i lumtur që ndodhëm këtu. Roma është ndër klubet më të mëdha në botë dhe kjo është një mundësi e madhe për mua”.
“Shpresoj që mos të kem lëndime dhe të bëjmë mirë këtë edicion. Këtu ka futbollistë të mëdhenj dhe mund të fitojmë trofe”.
“Të stërvitem së bashku me Tottin e De Rossin është një nder i madh për mua”, deklaroi Grenier. /Telegrafi/