Telegrafi

Grenell komenton zgjedhjet në Serbi – uron Vuçiqin për fitore

Richard Grenell i është rikthyer ngjarjeve në gadishullin ballkanik dhe së fundi ka uruar fituesin e zgjedhjeve në shtetin serb.

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Grenell, ka uruar sot Aleksandar Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

“Ne kemi një miqësi të fortë dhe ka një rritje (të miqësisë) mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Ne kemi ende shumë për të bërë së bashku”, shkroi Grenell në Twitter.

Lexo po ashtu Grenell flet për gjërat që i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë te Kurti

Theksojmë se SNS i Vuçiqit triumfoi në zgjedhjet presidenciale në Serbi, duke siguruar një mandat të ri në raundin e parë bazuar sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.

Rezultatet e 86,13 për qind të vendvotimeve të përpunuara nga Komisioni Republikan thonë se Presidenti i Serbisë ka fituar 60,42 për qind të votave. /Telegrafi/