Mbani sytë hapur kur hidhni mbeturina. Një grek kohët e fundit ka hedhur aksidentalisht thuajse 20 mijë euro, por aventura e tij financiare ka përfunduar e lumtur.
Sipas mediave, aksidenti “i shtrenjtë” ka ndodhur në ishullin grek Limnos në detin Egje.
Sipërmarrësi donte të merrte në bankë gati 20 mijë euro para në dorë. Ai e vendosi pasurinë të vogël në tre thasë plehrash. Mirëpo, në veturë ka hedhur edhe mbeturina të tjera, të cilat ka dashur t’i hedhë gjatë rrugës.
Dhe kështu ndodhi. Ai i hodhi të gjitha thasët e tij të plehrave në një enë të madhe. Vetëm pas pak kohësh e kuptoi se i kishte hedhur “plehra” me vlerë, shkruan rtl.hr.
“Kam parë përreth dhe kam vënë re se thasët me para nuk ishin më aty. Aty kuptova menjëherë se çfarë kisha bërë”, tha ai më vonë.
Natyrisht, grekun e ka zënë paniku dhe kanë thirrur organet kompetente dhe ata kanë ndihmuar menjëherë. Një kamion plehrash që transportonte thasë të çmuar u gjet shpejt.
Fatmirësisht sipërmarrësi ka arritur të gjejë çantat e tij me vlerë dhe kështu pronarit të ligjshëm i janë kthyer gati 20 mijë euro. /Telegrafi/