Site icon Telegrafi

Greenberg kërkon mbrojtje në perimetër ndaj Estonisë

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, ka kërkuar mbrojtje të lartë ndaj Estonisë.

Kosova do të përballet me Estoninë të mërkurën në Talin dhe Greenberg beson se me një mbrojtje të bazuar në perimetër mund të shënohet fitorja.

Ai vlerëson lart kundërshtarët për saktësinë e treguar nga gjuajtjet për tri pikë dhe lojën ekipore.

“Kundërshtar tjetër është Estonia. Janë të fortë dhe luajnë bashkë, derisa nuk bazohen në një lojtar. Besoj që duhet insistuar në mbrojtje nga jashtë pasi që ata ishin fantastik në shuta për tre pikë”, deklaroi Greenberg.

Kosova është në pozitë të favorshme për t’u kualifikuar në fazën kualifikuese të Botërorit të basketbollit në mposht Estoninë pas fitores ndaj Maqedonisë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version