Site icon Telegrafi

Grealish shënon golin e parë me fanellën e Manchester Cityt, feston me vesh të mbyllur

Manchester City është duke fituar ndaj Norwich me rezultat 2-0, ku nga minuta e parë ka startuar edhe Milot Rashica.

“Citizens” fillimisht kanë kaluar në epërsi me anë të një autogoli të shënuar nga portieri Tim Krul në minutën e 7-të.

Goditje te goli ishte e Ferran Torres, por portieri ishte më meritori që ajo u fut në rrjetë.

https://twitter.com/MidiaBola/status/1429083542001180674

Për golin e dytë u përkujdes transferimi më i shtrenjtë i klubit, Jack Grealish.

Ai në minutën e 22-të shënoi me lehtësi për për të dyfishuar epërsinë në 2-0.

https://twitter.com/MidiaBola/status/1429087064407040005

Manhester City po duket komod në lojë dhe pritet të vije fitorja e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version