Telegrafi

Gravina: Sezoni i Serie A duhet të përfundojë

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina ka siguruar se nuk do të heqë dorë nga përfundimi i sezonit dhe pretendon se i gjithë sistemi do të përfitojë nga rinisja.

Me futbollin evropian në gjendje të ndaluar shkaku i coronavirusit, presidenti i FIGC-së i ka hequr frikën tifozëve se nuk ka mundësi të mos përfundojë sezoni në fushë.

“Unë e respektoj shkencën, por nuk mund të heq dorë. Ne punojmë se si t’i rikthehemi lojës, jo kur”, ka thënë fillimisht Gravina për La Repubblica.

Lexo po ashtu Coronavirusi: Drejtori i sëmundjeve infektive në Itali kërkon që ky sezon i Serie A të anulohet

“Kur Italia të kthehet në jetë dhe kur do të ketë kushtet e duhura që sektorët e tjerë të rifillojnë, futbolli gjithashtu do të kthehet”.

“E them një herë e mirë: kampionati duhet të përfundojë, ka kohë. Qeveria, ligat, FIGC, mjekët; të gjithë do të vendosim së bashku, me përgjegjësi”.

“I gjithë sistemi ynë do të përfitonte nga rifillimi i sezonit”.

“Një kampionat pa ndeshje në Veri është një mundësi, por jo vetëm në një qytet. Nuk mund të luajmë 10 ndeshje në të njëjtën fushë gjatë një fundjave. Do të na duheshin edhe 20 qendra sportive”.

Lexo po ashtu Serie A mund të luhet pa tifozë deri në janar të vitit 2021

“FIFA ka hapur rrugën. Sezoni i ri nuk do të fillojë pa e përmbyllur aktualin. Nuk kemi afat kohor për të filluar përsëri, do të shkojmë në sinkron me ligat e tjera evropiane”.

“Nëse ata na lënë të luajmë në fillim të qershorit, ne kemi datat që do të përfundojnë në fund të korrikut”, përfundoi i pari i FIGC-së. /Telegrafi/