Site icon Telegrafi

Gravina, president i ri i Federatës Italiane të Futbollit

Federata Italiane e Futbollit tanimë ka një president të ri, Gabriele Gavrina.

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për president i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), është zgjedhur thuajse unanimisht në këtë detyrë në Asamblenë e federatës që u mbajt në Romë.

Kjo pasi Gravina mori plot 97.20 për qind të votave të delegatëve duke u zgjedhur kështu president i ri i FIGC-së.

Lexo po ashtu Agnelli mbështet Morattin për president të Federatës Italiane të Futbollit

Në fjalën e tij, presidenti i sapozgjedhur premtoi se për futbolli italian do të marrë drejtimin e duhur.

“Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën”.

“Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus”.

“Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale”.

“Do të përgjigjemi me fakte. Është projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Gravina.

Exit mobile version