Telegrafi

GRATË

Poezi nga: Astor Piazzolla
Përktheu: Maksim Rakipaj

Gratë…si kallam bambuje në erë,
vetëm kush është i fortë mund t’i mbajë.
Gra të brishta si kristal,
duhen duar të kujdesshme për t’i mbrojtur.
Gra të forta, akull të ftohta,
nuk thyhen, nuk përthyhen,
vetëm mbi një zemër të ngrohtë shkrihen.