Martesën e bëjnë partnerët të cilët janë të gatshëm për kompromis dhe përshtatje.
Për të pasur sukses në jetën e përbashkët, bashkëshortët patjetër duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit dhe të ndryshojnë, në mënyrë që jeta e përbashkët t’u jetë kënaqësi e vërtetë.
Shkopi magjik nuk ekziston, por edhe sikur të ekzistonte shumë shpejtë do të prishej, ngase njerëzit do ta përdornin shumë.
Hulumtimi i cili është bërë në mesin e bashkëshortëve ka treguar sa dhe çka do të ndryshonin gratë te burrat dhe anasjelltas, transmeton Telegrafi.
Ajo që bashkëshorteve më së shumti u pengon janë bezdia dhe ndryshimi i humorit, pastaj heqja e shprehive të këqija dhe mungesa e kujdesit.
Po t’u jepej rasti bashkëshortëve që t’i ndryshonin bashkëshortet e tyre, ata në rend të parë do të ndryshonin së paku gjashtë gjëra, ndërkaq bashkëshortet te ata vetëm katër gjëra.
Bashkëshortëve më së shumti u pengon mosmirënjohja dhe ajo që partneret e tyre janë më pak të lumtura.
Njëra nga pesë bashkëshortet do të ndryshonte jokreativitetin në krevat dhe që të kenë më shumë kujdes për shtëpinë.
Hulumtimi ka treguar një fakt shumë interesant – që bashkëshortët më shumë lakmojnë për kujdesin e bashkëshortes.
Ajo që ata më shumë do t’i lumturonte si duket është më shumë kujdes dhe seks, ndërkaq bashkëshortet më shumë u kushtojnë rëndësi që burri t’i dëgjojë dhe t’i përkushtojë më shumë kohë se sa TV-së.
Sipas rezultateve, bashkëshortet duhet të vishen më shumë seksi, që të merren me sport dhe të pushojnë të ngarkohen me problemet.
Bashkëshortët, nga ana tjetër, duhet të zvogëlojnë pijen, më shumë të punojnë në shtëpi dhe të furnizojnë shtëpinë.
Ku është tani ai shkopi magjik që e përmendëm më sipër në këtë tekst? /Telegrafi/