Site icon Telegrafi

Gratë afgane protestojnë në Kabulin e kontrolluar nga talebanët – kërkojnë pjesëmarrje në jetën politike

Një grup i grave aktiviste, afgane, organizuan një protestë të vogël të premten në Kabul, i cili kontrollohet nga talebanët, duke bërë thirrje për të drejta të barabarta dhe pjesëmarrje të plotë në jetën politike, konfirmon CNN.

Pavarësisht rrezikut, një grup i quajtur Rrjeti i Pjesëmarrjes Politike të Grave marshoi në rrugë para ministrisë së Financave të Afganistanit, duke thirrur me slogane dhe duke mbajtur shenja që kërkonin përfshirje në qeverinë afgane dhe duke bërë thirrje po ashtu për ligj kushtetues, transmeton Telegrafi.

Pamjet treguan një konfrontim të shkurtër midis një roje të talebanëve dhe disa prej grave, dhe zëri i një burri mund të dëgjohej duke thënë: “Largohu!”.

Mbledhja ishte relativisht e vogël – videoja e skenës e transmetuar drejtpërdrejt nga grupi tregoi vetëm disa protestues – por përfaqësonte një sfidë të pazakontë publike ndaj sundimit talebanë.

Grupi militant është i përfshirë në diskutimet e brendshme rreth formimit të një qeverie, por tashmë kanë sinjalizuar se gratë që punojnë duhet të qëndrojnë në shtëpi, dhe militantët në disa raste kanë urdhëruar gratë të largohen nga vendet e tyre të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version