A është e mundur ta merrni vesh a ju mashtron partneri, duke e shikuar atë?
Një studim i ri ka treguar se femrat mund ta ndiejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje, transmeton Telegrafi.
Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox.
Ja si duket mashtruesi seksual:
Është i gjatë
Meshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosteronit, prandaj seksi nuk sundon me jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.
Ka sy të larguar mes vete
Ekziston një lidhshmëri midis jobesnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve. Te ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt vjen deri te monotonia, prandaj do ta kapin femrën e parë që u del përpara.
Vetullat çufrake
Vetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat çufrake hasen te personat me epsh të lartë seksual.
Flegrat e gjera të hundës
Personat me flegra të gjera të hundës kanë apetit të madh seksual dhe janë të prirë për seks bizar.
Frizura si e Hugh Grantit
Flokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë të flokëve kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim. /Telegrafi/