Në teatrin e qytetit të Gjilanit është mbajtur koncerti “Ditët Rozë” i organizuar nga grupi i grave “Muza”.
Përmes në njoftimi, bëhet e ditur se ishin mbi 400 të pranishëm, duke theksuar se falë 33 muzaëe dhe një publiku të gjerë, koncerti përfundoi me sukses.
“Pas cdo suksesi të madh mbrapa tij ekziston një energji perfekte, falë 33 muzave tona dhe një publiku të gjerë i cili mbrëmë na dha shpresë e kurajo dhe falë udhëheqësve te vendit tim ne arritem që koncertin “Ditet Rozë” t’a përmbyllim me sukses . Mbi 400 njerëz në sallë ishin prezent para nesh mbrëmë e shumë muza në salle të cilat na u bashkuan në heshtje”, thuhet një njoftim.
Në anën tjetër, pati falënderime të shumta për organizimin e këtij koncerti, nga drejtoria e kulturës e deri tek zonja e cila vullnetarisht krijoi mbi 300 fjongo rozë për publikun. /Telegrafi/