Telegrafi

Gratë e arsimuara janë më të dhëna pas alkoolit…

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë fenomen me faktin se gratë pa arsim të lartë, si rregull, pas moshës 20-vjeçare lindin fëmijë dhe përmbahen në pirjen e alkoolit.

Ndryshe qëndron puna me meshkujt. Pavarësisht nga mosha, pas alkoolit janë më të dhënë burrat me më pak shkollë.

11 mijë e 500 burra dhe gra që janë lindur brenda një jave në muajin mars të vitit 1958 u pyetën se sa alkool kanë konsumuar kur kanë qenë 23, 33 dhe 42 vjeç. Në moshën 23-vjeçare kishin konsumuar më shumë 19% e femrave dhe 36% e meshkujve, në moshën 33-vjeçare kishin pirë më shumë 13% e grave e 28% e meshkujve dhe në moshën 42-vjeçare, 14% e grave dhe 31% e burrave.