Shumica prej nesh jemi të shqetësuar për mungesën e barazisë në botën përreth nesh – dhe shkencëtarët janë duke na treguar se si po e durojmë pabarazinë në shtëpitë tona: si çiftet, miqtë dhe familjarët i ndajnë punët e shtëpisë.
Një studim i fundit i kryer në Australi ka zbuluar se gratë shpenzojnë dyfish më shumë kohë sesa meshkujt në punë të shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Byroja e Statistikave Australiane (ABS) ka zbuluar se gratë i shpenzojnë mesatarisht 2 orë e 52 minuta në ditë për t’i kryer punët e shtëpisë, ndërsa meshkujt vetëm 1 orë e 37 minuta.
ABS gjithashtu ka zbuluar se nga 1.7 milionë gra australiane të cilat punojnë 35-40 orë në javë, 19% prej tyre gjithashtu kryejnë 15 orë punë tjera ekstra për të cilat nuk paguhen, krahasuar me vetëm 8% të 2.3 milionë meshkujve të cilët punojnë po aq orë.
Një analizë tjetër nga Anglia ka treguar se gratë dukshëm shpenzojnë më pak kohë në hobi dhe gjëra relaksuese sepse koha e tyre e lirë shfrytëzohet për t’i kryer punët të shtëpisë dhe për t’u kujdesur për fëmijët.
Në përgjithësi, meshkujt në Britani kanë mesatarisht 6 orë e 10 minuta në ditë kohë të lirë, krahasuar me gratë të cilat i kanë vetëm 5 orë e 29 minuta kohë të lirë. /Telegrafi/