Njëri ndër sulmuesit më të mirë në superligën e Kosovës në futboll, Granit Arifaj, është shumë afër të kalojë në radhët e skuadrës prizrenase Liria.
Ditë më parë bardhezinjët e humbën sulmuesin Liridon Fetahaj, i cili u transferua te Prishtina, por zëvendësimi i tij është gjetur menjëherë nga skuadra prizrenase.
Granit Arifaj, lajmin e komfirmoi vetë për Borozani.com, derisa pritet nënshkrimi i kontratës brenda këtyre ditëve.
Arifaj stinorin që e lëmë pas, ka shënuar 14 gola me Drenicën.