Telegrafi

Granit Aliu nënshkruan me Dritën

Drita ka bindur të rikthehet nga pauza ish-futbollistin e saj, Granit Aliu.

Lojtari që për një kohë të pushoi nga futbolli aktiv për arsye personale, i është kthyer ekipit gjilanas.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer përsëri në futboll, por edhe më i lumtur që prapë jam pjesë e ekipit të cilin e dua dhe që jam rritur me të. Do t’i ndihmoj Dritës në arritjen e objektivave”, është shprehur Aliu, njofton faqja zyrtare e klubit në Facebook.

Ai njihet për qetësinë para portës kundërshtare.