Çmimi i Madh i Kanadasë do të ketë tre zona DRS për të promovuar parakalimin në garën e së dielës.
Qarku i njohur më mirë si “Gilles Villeneuve” në Montreal ka organizuar garën që nga viti 1978, kur vetë Villeneuve fitoi para shikuesve të vetë dekada më parë.
Pista u riemërua në vitin 1982 pasi piloti është aksidentuar për vdekje gjatë kualifikimit për në “Grand Prix Belgium” në Zolder.
FIA e ka konsideruar të nevojshme të shtojë edhe dy “Drag Reduction System (DRS)” për të përmirësuar garën në shtetin kanadez.
Zonat shtesë do të jenë pjesën e shtatë dhe të tetë, duke lejuar shoferët të hapin krahun dhe të fitojnë një avantazh të përkohshëm të shpejtësisë nëse janë brenda një sekonde pas një makine më të ngadaltë.
Nuk është hera e parë që FIA ka bërë ndryshime rrënjësore në skemat DRS; ata shtuan një të tillë në pistën e “Grand Prix Australia” në Melburn si dhe në Bahrein e Spanjë.
Theksojmë se gara për Çmimin e Madh të Kanadasë do të mbahet të dielën dhe do të startoj në ora 14:10. /Telegrafi/