Lojtari i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është duke u gjykuar në Gjykatën Chester Crown në Angli për tetë akuza për përdhunim dhe sulm seksual që dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2018 dhe 2021.
Në hapje të çështjes, prokuroria akuzon Mendyn se “kërkimin e viktimave për të bërë seks e ktheu në lojë” dhe se futbollisti e kaloi kufirin, duke përdorur famën dhe pasurin e tij.
“Ai kishte një kontratë me Manchester Cityn dhe ishte fitues i Kupës së Botës me kombëtaren franceze. Dhe këto ditë, fama tërheq vëmendjen. Fama sjell para. Dhe për shkak të kësaj, pasurisë dhe statusit të Mendy, të tjerët ishin të gatshëm ta ndihmonin atë të merrte atë që ai donte”.
“Ky rast është një kapitull tjetër në një histori shumë të vjetër: burrat që përdhunojnë dhe sulmojnë seksualisht gratë sepse mendojnë se janë të fuqishëm dhe sepse mendojnë se mund të shpëtojnë nga kjo”, argumentoi prokurori Timothy Cray.
Mendy u përshkrua si një “grabitqar” seksual që “tregoi indiferencë dhe ishte i pashpirt” ndaj viktimave të tij.
'Predator' Man City star Benjamin Mendy 'raped and sexually assaulted young women in locked 'panic rooms' https://t.co/AsjLul0x54
— Daily Mail Online (@MailOnline) August 15, 2022
“Veprat që të pandehurit kryen së bashku (Mendy akuzohet me mikun e tij Louis Saha Matturie) tregojnë një mospërfillje të pashpirt për femrat”, ka thënë prokurori.
Gjatë gjyqit Mendy u akuzua se mbylli disa nga viktimat e tij, në dhoma të izoluara dhe pa valë telefoni celularë në rezidencën e futbollistit në Mottram St Andrew (Cheshire).
Proces tegen Manchester City-verdediger Benjamin Mendy begonnen: “Hij sloot vrouwen op in ‘panic room’ en verkrachtte hen” https://t.co/WZg9Dm54lg
— Nieuwsblad.be (@Nieuwsblad_be) August 16, 2022
“Dy nga dëshmitaret pretendojnë për përdhunime në ato dhoma dhe ato ndjeheshin sikur ishin mbyllur brenda”, ka thënë prokurori Cray.
Benjamin Mendy është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. /Telegrafi/