Mario Gotze nuk është duke kaluar aspak momente të mira te Bayern Munich.
Ylli gjerman ka paralajmëruar largimin në fund të stinorit nga ‘Allianz Arena’, pasi nuk ka pasur hapësirat e dëshiruara.
Kështu e ardhmja e tij është lidhur me shumë klube ku favorit duket Liverpooli.
Por mund të ndodhë e papritura që Gotze të rikthehet në Dortmund dhe këtë e ka thënë drejtori i verdhezinjve Hans Joachim Vatzke.
“Gotze është një lojtar i Bayernit dhe ka kontratë deri në vitin 2017. Unë kam dëgjuar që bavarezët nuk dëshirojnë ta shesin atë”.
“Por nëse ai do të largohet, dyert e Dortmundit do të jenë gjithmonë të hapura për të”, ka deklaruar Vatzke. /Telegrafi/